Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mes Matthew Palmer dhe Molly Montgomery për të Dërguar të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. SHBA-ja së shpejti do të rikthehet në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me kapacitete të plota.
Shumë shpejt pritet që të emërohet i dërguari i posaçëm i Washingtonit për këto bisedime, raporton Novosti.
Sipas disa burimeve diplomatike të Novosti, në këtë pozitë pritet që të emërohet Matthew Palmer ose Molly Montgomery.
Palmer është i angazhuar në rajon si Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së dhe si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq Montgomery së fundmi është emëruar në pozitën e Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Deri para zgjedhjeve për President të SHBA-së, pozitën e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka mbajtur Richard Grenell.
Palmer, sot ka ardhur në Kosovë për një vizitë treditore, ku ndër tjera do të diskutojë edhe për dialogun.
Në vizitë ka ardhur edhe Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialog. /Gazeta Sinjali/