image Palmer: Nëse palët i kthehen bisedimeve, ne do të jemi partnerë në marrëveshje

Politikë

Dialogu/ Palmer: Nëse palët i kthehen bisedimeve, ne do të jemi partnerë në marrëveshje

news image

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, është shprehur i bindur se një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit  mund të arrihet, ndërsa ka theksuar se SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është  e përkushtuar për dialog.

Po ashtu ai ka shprehur vlerësimin e tij dhe për Rusinë karshi rajonit të Ballkanit, me ç‘rast ka theksuar se Rusia e dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e tarifave doganore dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha Palmer, në një intervistë për Televizionin Publik të  Malit të  Zi.

Ai thotë se bisedimet duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ideale do të ishte që  kjo të  jetë në bazë  të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Ai shtoi se ishte e rëndësishme për të gjithë rajonin të zgjidhet kjo çështje e Kosovës, por gjithashtu se nuk beson se mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve të tjera.

Palmer tha se “Rusët janë ‘në  fuqi’ në Ballkanin Perëndimor” dhe se SHBA ka një pikëpamje esencialisht të ndryshme për rajonin, krahasuar me Rusinë.

Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si anëtar të familjes së vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euro-atlantike, si  vende në të  cilat bashkëpunohet në bazë të rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se ata duan një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. Mendoj se kë të  e kemi parë më qartë në Mal të Zi, kur rusët mbështetë n grushtin e shtetit të vitit 2016, që ishte një veprim i egër për të mos lejuar që Mali i Zi të shkonte drejt NATO-s dhe Perëndimit”, tha Palmer./Sinjali/