image Palmer: Në Shengenin e vogël ka vend edhe për Kosovën

Kosovë

Politikë/ Palmer: Në Shengenin e vogël ka vend edhe për Kosovën

news image

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA’së Matthew Palmer, ka deklaruar se pamundësia e Këshillit të Evropës të arrijë konsensus për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte thellësisht zhgënjyese për Ballkanin Përëndimor e të cilët tani po e marrin vetiniciativë për bashkëpunim përmes mini Shengenit.

Palmer ka deklaruar se vendet e Ballkanit Përëndimor po e rrisin bashkëpunimin dhe po e marrin vetë përgjegjësin për fatin e tyre.

“Në ndërkohë, pasi SHBA po e ndërmarrin rolin më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa BE është duke shikuar se si të tërhiqet, vet rajoni po e ndërmerr iniciativën. Përkushtimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ta përmirësojnë bashkëpunimin nëpërmes të iniciativës “mini Shengen” është demonstrim i asaj se liderët në rajon po e marrin mbi vete përgjegjësinë për fatin e tyre, kontrollin mbi ardhmërinë e tyre”, ka theksuar zyrtari amerikan.

Sipas fjalëve të tij, struktura e kësaj iniciative është e hapur, në të ka vend edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Kjo është iniciativë e cila premton, e ka përkrahjen tonë dhe për të cilën jemi të përkushtuar në punën në partneritet me liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të arrijmë përparim”, ka përfunduar Palmer. /Gazeta Sinjali/