Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer ka arritur në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ambasada amerikane njofton se ai do të zhvillojë vizitë treditore.
Të njëjtit kanë thënë se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.
Ambassador Kosnett welcomed this morning @USEmbPristina Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer for a three-day visit to Kosovo to discuss with Kosovo officials the challenges, opportunities, and pressing issues Kosovo is facing.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 31, 2021
Aty bëhet e ditur se Palmer do të takojë edhe zyrtarë në Kosovë.
Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.
Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/