image Palmer: Grenelli është vetëm qytetar i thjeshtë

Politikë

Palmer: Grenelli është vetëm qytetar i thjeshtë

news image

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka folur për raportet e Richard Grenellit me Albin Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenelli, është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai në rtv Dukagjini.

I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-së për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar i thjeshtë.

Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer. /Gazeta Sinjali/