Përfaqësuesi i Departamentit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka folur për çështjen e vendosjes së ambasadave në Jerusalem, transmeton Gazeta Sinjali.
Kur është pyetur për Serbinë, Palmer është përgjigjur duke thënë se i takon Beogradit zyrtar ta përcaktojë lokacionin e Ambasadës.
Megjithëse ai është shprehur se për SHBA-në çështja e vendosjes së Ambasadës në Jerusalem është e mbyllur.
“Para se gjithash është vendim i Serbisë, se ku dëshiron që Ambasada të vendoset. E jona është në Jerusalem dhe aty do të mbetet”, ka thënë Palmer për televizionin serb N1.
“Para së gjithash është vendim i Serbisë, se ku dëshiron që Ambasada të vendoset. E jona është në Jerusalem dhe aty do të mbetet”, ka thënë Palmer.
Çështja e vendosjes së Ambasadës në Jerusalem ka qenë dhe vazhdon të mbetet temë edhe në Kosovë, meqë kreu i VV-së, Albin Kurti, pas një takimi që ka pasur me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë vendimin e Hotit për të vendosur Ambasadën në Jerusalem.
Një gjë e tillë nga mediat e Izraelit është parë si qëndrim i shtyrë nga presioni i Turqisë dhe letra e Erdoganit për Albin Kurtin.
Megjithatë kryeministri i Izraelit, Netanyahu e ka ftuar Albin Kurtin që të jetë i pranishëm në ditën kur Ambasada e Kosovës do të inaugurohet në Jerusalem.
Kritik për një qëndrim të tillë të Kurtit rreth lokacionit të ambasadës ka qenë edhe ish-emisari i Trump, Richard Grenell.
Grenell ka thënë se Albin Kurti në vazhdimësi ka qenë kundër secilës administratë amerikane, duke filluar nga ajo e Bill Clinton e duke përfunduar tek Trump.
Ish-ambasadori amerikan në Gjermani ka thënë se Albin Kurti do të jetë edhe kundër presidentit të ri të SHBA’së, Joe Biden./Gazeta Sinjali/