image Palmer dëgjon shqetësimet dhe shpresat e kosovarëve

Kosovë

Takohet me qytetarët/ Palmer dëgjon shqetësimet dhe shpresat e kosovarëve

news image

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka qëndruar të shtunën në Gjakovë ku është takuar me qytetarët e kësaj komune.

Emisari amerikan ka dëgjuar nga afër hallet e qytetarëve të kësaj komune të cilët kanë pësuar shumë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Palmer është takuar me kryetaren e Shoqatës së të Zhdukurve nga kjo komunë “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova e cila duket se i ka shprehur shqetësimin e saj për mos ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh dhe foto nga kjo vizitë.

“Përfaqësuesi Special Matt Palmer këtë të shtunë e kaloi duke u takuar me qytetarët e Kosovës jashtë Prishtinës dhe duke i dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e tyre.”,ka shkruar ambasadori Kosnett. /Gazeta Sinjali/