image Palmer: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është çështje urgjente

Politikë

Palmer: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është çështje urgjente

news image

Matthew Palmer, përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se është urgjente për SHBA-në arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një intervistë për televizionin serb “N”, tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritja e një marrëveshjeje mes të Kosovës dhe Serbisë është një çështje e karakterit urgjent, duke shtuar se sa më gjatë që pritet aq më e vështirë dhe më e komplikuar do të bëhet.

Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë që presim, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara”, ka thënë Palmer.

Palmeri tha se “ua kemi thënë partnerëve tanë në Beograd dhe Prishtinë, është obligim i të dy palëve që të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”.

Palmer, ka folur edhe për deklaratat e Albin Kurtit se dialogu nuk është një prej prioriteteve kryesore.

“I kam dëgjuar prioritetet e z.Kurti që theksojnë transparencë dhe qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit dhe rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë edhe prioritete tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodh në Kosovë”, ka thënë Palmer.

Megjithatë Palmer thotë se Kosova duhet të merret me politikën e jashtme dhe të bashkëpunojë me partnerët.

“Kosova mund të marrë pjesë në dialog në një mënyrë konstruktive duke punuar edhe në reformat e brendshme. Nuk shoh ndonjë kontradiktë në mes të këtyre prioriteteve”, ka thënë ndër të tjera Palmer.

/GazetaSinjali/