Kundërshtari i Kremlinit, Alexei Navalny ka publikuar një video-hulumtim për pallatin e presidentit rus, Vladimir Putin. Videoja që tregon se vlera e pallatit është 1.3 miliard dollarë, është shpallur videoja më e popullarizuar në Rusi për vitin 2021.
Sipas Navalnyt, burim i të ardhurave për ndërtimin e këtij pallati është pastrimi i parave që kanë bërë Putini me ‘shokë’.
Videoja deri tani ka mbledhur rreth 120 milionë klikime.
Kjo video e rriti përkrahjen ndaj opozitarit, Alexei Navalny dhe nxiti protesta mbarëkombëtare për lirimin e tij.
Navalny, në shkurt u dënua me 2.5 vjet burg dhe po mbahet në një burg në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht,
Rusia, në qershor, i shpalli të jashtëligjshme aktivitetet e rrjetit të Navalnyt dhe i cilësoi si organizata ‘ekstremiste’.