image Pala mbrojtëse e Gucatit pasi kërkoi lirimin me kusht: Do të rrijë 100 metra larg zyrave të OVL-së

Drejtësi

Pala mbrojtëse e Gucatit pasi kërkoi lirimin me kusht: Do të rrijë 100 metra larg zyrave të OVL-së

news image

Ka përfunduar seanca e parë ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Rees, ka kërkuar nga gjykatësi Nicolas Guilloi që Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, pasi që tha se ai nuk ka ndonjë rrezik për arratisje.

Mbrojtja e kreut të OVL-UÇK-së ka thënë para gjykatësit të Speciales se ata do t’i plotësojnë kushtet e vëna nga Gjykata, përfshirë edhe qëndrimin larg 100 metra nga zyrat e OVL-UÇK-së.

“Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati në kërkesën për lirim me kusht do të qëndrojë 100 metra larg zyrës së OVL-UÇK’së”, ka thënë mbrojtja e tij.

Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi. /Gazeta Sinjali/