Qeveria e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore për financimin e “Projektit emergjent COVID-19 për Kosovën”.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se kredia do të jetë pesë vjeçare dje do të ndihmojë në mbulimin e Pakos Emergjente të mbetur dhe shpenzimeve, përfshirë edhe familjet që nuk kanë asnjë të ardhur.
“Pjesa e kredisë do t’iu adresohet pakos emergjente të mbetur dhe familjeve që nuk kanë asnjë të ardhur dhe mbulimin e shpenzimeve. Kjo kredi do të jetë 5 vjeçare. Rekomandim nga presidenti që të nënshkruaj këtë kredi, kërkoj mbështetje”, tha ajo./GazetaSinjali/