Vetëm pak pasi dyshohet se e rrahu sekretarit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ka shkruar një postim në Facebook për demokracinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sekretari Besim Rreci dyshohet se është sulmuar fizikisht nga nipi i Jakup Krasniqit, ndërsa ky i fundit e ka kaluar këtë çështje si të mos kishte ndodhur asgjë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se Krasniqi dhe Rreci momentalisht ndodhen në stacionin e Policisë.
Megjithatë, Krasniqi e ka lënë anash rrahjen, duke u marrë me vendimin e fundit të PZAP-së, i cili e aprovoi ankesën e Nismës Socialdemokrate për t’i përjashtuar 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.
“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnje subjekt politik a makanizem shteteror”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/