image Pak para orës policore, qytetarët në Prishtinë "vërshojnë" marketet (Video)

Kosovë

Pak para orës policore, qytetarët në Prishtinë “vërshojnë” marketet (Video)

news image

Në kohën kur numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është në rritje, tubimet e qytetarëve në kafeteri, sheshe apo markete për nevoja të tyre nuk po ndalen, shkruan Gazeta Sinjali.

Një grumbullim i madh i njerëzve është parë edhe sonte në Viva Fresh Store, pak para orës policore në Prishtinë.

Në videon e dërguar nga një Sinjalizues i Gazetës Sinjali e cila është realizuar shtatë minuta para se të hyjë në fuqi kufizimi i lëvizjes, shihet qartë një numër i madh i qytetarëve që kanë dalë të kryejnë blerje për nevoja të tyre në këtë market.

Por, gjithashtu, përveç mbajtjes së maskës, nuk shihet respektimi i masave të tjera anti-COVID siç është distanca mes tyre, pasi të gjithë janë shumë afër njëri-tjetrit.

/Gazeta Sinjali/