Kur kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta në nisjen e orës policore, që starton në 22:30, kryeqyteti është i mbushur plot me vetura, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa fotografi të realizuara nga stafi i Sinjalit, në qendër të Prishtinës shihet një numër i madh i veturave që kanë krijuar kolona të gjata.
Me vendim të ri të Qeverisë së Kosovës, prej orës 22:30 qytetarët e kanë të ndaluar qarkullimin, përveç atyre që posedojnë leje të veçantë./Gazeta Sinjali/