image Pak para mbylljes së vendvotimeve, LVV fton qytetarët të votojnë

Pak para mbylljes së vendvotimeve, LVV fton qytetarët të votojnë

news image

Përderisa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët të votojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

LVV përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë masivisht të drejtën e votës.

“Të dashura qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.

Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind, pra 506 mijë e 997 qytetarë me të drejtë vote. /GazetaSinjali/