image Pak para lëkundjeve në Shqipëri, tërmet i fuqishëm 7.7 ballë pranë Xhamajkës dhe Kubës

Botë

Tërmeti/ Pak para lëkundjeve në Shqipëri, tërmet i fuqishëm 7.7 ballë pranë Xhamajkës dhe Kubës

news image

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë mbrëmjen e sotme, duke rikthyer panikun te qytetarët, por bota ka regjistruar një tjetër tërmet shumë më të fortë.

Lëkundjet janë ndjerë vetëm pak sekonda, dhe ka pasur dy valë të forta.

Paralelisht me tërmetin e fundit në Shqipëri, vetëm pak minuta më herët, ka rënë në Xhamaikë një tërmet 7.7 ballë dhe paraljmërohet një cunam në ishullin pranë SHBA-ve.

Banorët kanë dalë të gjithë jashtë, në panik.

Tërmeti me madhësi 7.7 është raportuar jo më herët se një orë më parë, në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.

Qendra e tërmetit ishte vendosur rreth 73 milje në veri-perëndim të Lucea, Xhamajka.

Tërmeti kishte një thellësi rreth 6 milje.

Nuk ka të dhëna nëse ka dëmtime apo lëndime. Sidoqoftë, tërmeti shkaktoi lëkundje shumë të forta në Xhamajkën perëndimore, dhe një i tillë shpesh shkakton dëme të mëdha.

Tërmeti gjithashtu u ndje në jug të Floridës, sipas postimeve në mediat sociale. Ndërtesat po evakuoheshin në Miami për shkak të tërmetit.

Ky është tërmeti i katërt me madhësi mbi 7 në Karaibe që nga viti 2000, sipas meteorologut AccuËeather Jesse Ferrell.

Tërmeti është shkaktuar si pasojë e fërkimit të pllakave të Amerikës së Veriut dhe Karaibeve, sipas sizmologut Lucy Jones. /Gazeta Sinjali/