Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kurti është pyetur nga gazetarët në lidhje me nisjen e këtyre hetimeve. Mirëpo, ai tha se nuk ndërhyjnë në punën e institucioneve të drejtësisë.
I pari i ekzekutivit deklaroi se këto çështje janë detyrë e organeve të drejtësisë dhe se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë.
“Sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, ne jemi shtet demokratik ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhynë Qeveria. Kjo është detyrë që e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat tjerë zbatues”, tha Kurti para medieve.
Kurti po ashtu tha se nuk ka kontakte me kandidatët e mundshëm për kryeprokurorë të shtetit.
“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatët që mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë e të fitojnë”, tha ai./GazetaSinjali/