image Paga minimale do të jetë 242 euro në Shqipëri nga viti 2021

Shqipëri

Paga minimale do të jetë 242 euro në Shqipëri nga viti 2021

news image

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar sot vendimin për rritjen me 4 mijë lekë të pagës minimale nga data 1 janar i vitit që vjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimit të publikuar paga bazë minimale mujore, për punëtorët, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 30 mijë lekë (242 euro).

Paga bazë minimale mujore përcaktohet në vendim, jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

“Paga bazë minimale orare do të jetë 172.4 lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

/Gazeta Sinjali/