image Paga mesatare vjetore 40 mijë euro, Gjermania kërkon punëtorë në këtë sektor

Evropë

Paga mesatare vjetore 40 mijë euro, Gjermania kërkon punëtorë në këtë sektor

news image

Paga mesatare vjetore e infermierëve në sektorin e kujdesit është 40 mijë euro bruto. Shkak i largimeve masive të infermierëve gjermanë, Gjermania ka ngritur alarmin për angazhim të infermierëve në sektorin privat nga e mbarë bota.

Në kërkim të fuqisë punëtore, Gjermania synon të fokusohet në vende jashtë Evropës, si Brazili, Meksika dhe Indonezia, tha Ministri i Punës Hubertus Heil, raporton Al Jazeera.

“Së bashku me përfaqësuesit e ekonomisë, ne po punojmë për një strategji në vendet ku ka shumë më shumë punëtorë të rinj dhe të kualifikuar në tregun e punës” tha ai në një intervistë për të përditshmen ‘Neue Osnabruecker Zeitung’.

Vetëm 33 punëtorë të kualifikuar shfaqën gatishmëri për 100 vende pune të hapura në sektorin e kujdesit të huaj në privat.

Presidenti i Fondacionit për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, kritikoi njëkohësisht importimin masiv të infermierëve dhe vuri në dukje se potenciali për plotësimin më të lehtë të pozitave të hapura në sektorin e kujdesit ekziston edhe tani në Gjermani, por se kushtet e punës duhet të përmirësohen në mënyrë që për të përdorur këtë potencial dhe vendet e punës u bënë më tërheqëse.

/GazetaSinjali/