Emri i deputetit Dimal Basha ka qenë temë e medieve gjatë ditës së sotme. Një prej mediumeve online ka shkruar se Basha nuk ka të drejtë të kritikoj mësimdhënësit për aftësitë e tyre sepse nuk ka qenë i mirë në shkollë.
Notat në lëndët si biologji dhe logjikë, kanë qenë pjesët për të cilat është kritikuar deputeti Basha. Ndërsa medieve iu është bashkuar edhe një qytetarë nga Ferizaj i cili ka shkruar se ka qenë shok klase me deputetin Basha dhe se ky i fundit ka qenë shumë i dobët në shkollë.
Ndaj këtij ka reaguar Basha, përmes një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se personi në fjalë që ka shkruar është një ‘rrugaç’ që ka ofenduar e shpifur.
Përveç tjerash Basha ka paralajmëruar një padi për personin që ia ka përmendur emrin.
Ofendimi ndaj medieve ka zënë vend gjithashtu në shkrimin e deputetit Basha. Detyra e medieve, ajo e informimit siç duket i ka penguar Bashës, në reagim ai i ka etiketuar mediet si “porDHtale të prontos”.
Gjuha e përdorur nga deputeti në postim ka qenë jo adekuate për pozitën që përfaqëson, mes rreshtave ai ka shkruar gjithashtu: Nesër padinë sa krytë, edhe pastaj vazhdon hanë m** ai prapë.