Sot në mbarë botën po shënohet Dita e Punëtorëve, 1 Maji.
Pikërisht në këtë ditë që iu dedikohet të drejtave të punëtorëve, deputeti Behgjet Pacolli ka uruar me një foto të punëtorëve shqiptarë në Kazakistan.
“Gëzuar ditën e punëtorëve, kudo që jeni, çfarë do punë që bëni. Puna është nder, por duhet vlerësuar, me kushte të mira dhe respekt. Unë jam krenar, mirënjohës dhe i lumtur me kolegët e mi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Në foto shihen punëtorët me flamurin kombëtar.