image Pacolli pas arrestimit të ish-këshilltarit: Kushdo që është mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet të dalë para drejtësisë

Kosovë

Pacolli pas arrestimit të ish-këshilltarit: Kushdo që është mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet të dalë para drejtësisë

news image

Behgjet Pacolli është shprehur i shokuar me lajmin për arrestimin e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit, i cili u arrestua nga Policia nën dyshimin për implikimin direkt të Laura Murselit.

Ai ka thënë se kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal për këtë.

Postimi i plotë:

Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!

/GazetaSinjali/