image Pacolli udhëton drejt Miamit, shkon në dasmën e vajzës së Trumpit

Sociale

Pacolli udhëton drejt Miamit, shkon në dasmën e vajzës së Trumpit

news image

Tiffany Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump do të martohet më 12 nëntor me Michael Boulos.

Dasma luksoze pritet të organizohet në restortin madhështor me mbi 5 mijë metra katror “Mar-a-Lago” që është në pronësi të Donald Trump dhe pritet të jenë të ftuar më shumë se 500 mysafirë.

Një ndër ta është edhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, këtë e ka konfirmuar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Mar-a-Lago është një resort dhe pikë referimi historike amerikane në Palm Beach të Floridas, në pronësi të ish-presidentit të SHBA Donald Trump.

Trump bleu Mar-a-Lago në vitin 1985 dhe e ka quajtur atë si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit” dhe “Shtëpia e Bardhë e Jugut” gjatë mandatit të tij presidencial.

Kreu i AKR-së sot përmes një njoftimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka njoftuar se është nisur drejt Amerikës dhe se do të udhëtojë për në qytetin e Miamit në Florida.

/GazetaSinjali/