image Pacolli tregon se çka u bisedua në takimin e thirrur nga Haradinaj

Kosovë

Politikë/ Pacolli tregon se çka u bisedua në takimin e thirrur nga Haradinaj

news image

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar lidhur me çështjet që janë diskuar në takimit e sotëm të thirrur nga ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Pacolli në një postim në rrjetin social në Facebook ka publikuar fjalimin e tij në këtë takim duke shtuar se AKR që nga fillimi ka mbështetur heqjen e taksës për Serbinë dhe fillimin e një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Që nga fillimi, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbështetur heqjen e taksës tregtare për Serbinë dhe fillimin e një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën lidershipin e ShBA-vë. Kosova ka fituar pavarësinë për shkak të lidershipit amerikan, dhe ne jemi çliruar për shkak të lidershipit amerikan. Ka ardhur koha për t’u bërë një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe për të zgjidhur marrëdhëniet me Serbinë nën lidershipin amerikan. Nuk ka ndërmjetës më të besueshëm dhe më të përkushtuar ndaj Kosovës sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar i pari i AKR-së.

Tutje, Pacolli ka shtuar se asnjëherë më pare nuk ka qenë më i shqetësuar për orientimin e Kosovës, pasi që për herë të parë Amerika po kërkon tërheqjen e trupave.

“Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i shqetësuar për orientimin që po merr Kosova sot. Për herë të parë, zyrtarë të lartë amerikanë po kërkojnë tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova për shkak të sjelljes së Kosovës dhe hezitimit për të mbështetur lidershipin amerikane. Është koha që qeveria të marrë seriozisht situatën dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me kërkesat amerikane”, ka shkruar ndër të tjera ai./GazetaSinjali/

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Më poshtë gjeni fjalimin që mbajta sot në takimin e thirrur nga Z. Ramush…

Posted by Behgjet Pacolli on Thursday, March 12, 2020