image Pacolli thotë se nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma

Kosovë

Rruga e Kombit/ Pacolli thotë se nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk kanë paguar taksë për Rrugën e Kombit ata që kanë dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma”, ka thënë Pacolli në Pressing.

Më tutje ai ka thënë se duhet të respektohet ligji kur vjen puna tek ndërtimet.

“Le ta kuptojnë të gjithë se duhet të respektohen normat ndërtimore dhe të ndjekin ligjin. Çdo gjë fillon me respektimin e ligjit. Është koha që të mbushemi mend.”/Gazeta Sinjali/