image Pacolli thotë se MPJ asnjëherë nuk ka lëshuar leje për shitjen e gazit në Shqipëri

Kosovë

Politikë/ Pacolli thotë se MPJ asnjëherë nuk ka lëshuar leje për shitjen e gazit në Shqipëri

news image

Behgjet Pacolli reagon se MPJ e Kosovës kishte mundësuar shitjen e gazit lotsjellës në Kosovë  

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vazhduar me deklaratat mbi çështjen e transportimit të gazit lotsjellës në Shqipëri. Ai ka deklaruar se MPJ asnjëherë nuk ka lëshuar leje për transportimin apo shitjen e gazit lotsjellës në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër në botë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si temë”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri, sipas tij është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv.

Ai ka shtuar se çdo tendencë e tillë ka për qëllim dëmtimin e emrit të tij dhe se do kërkojë marrjen e masave ligjore kundër të gjithë atyre që sipas tij janë duke gënjyer.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162867890705153?__xts__[0]=68.ARA-RT_XHz9fNa1_iX3IQwwHYpQDeOBKSf_WuE7X3pY6Z_Dos4olaoPopYBoMyuLEAJR-qr9Wm-jDWUwVlCVOmNmN2h4Y4klNZYRrSufSywBo_wJGPVAOciOZptyb79CA1T7wpUIl1Inx1rNeDqX2Pq7nxdO1JYbssAisQ5GzBXvOcwEaCEMEbZqKerMHZsRF0XSYguy1BnL5q9Qn9uKKNu2Um0wH0fnVdzrVo5gYhYBIoeC5icrW_8pJNfSkPlSMIFsoDrdrm2vO8IyrBoYdbyHM1ZCoiafAWvDhWwmg1929y40bMuVuy5hvq2m3hk8XUzBHtQXuKN6EKyH&__tn__=-R