image Pacolli thotë se e mbështet Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

Kosovë

Politikë/ Pacolli thotë se e mbështet Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se partia që ai udhëheq mbështet dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas shfaqjes së rasteve me COVID-19.

Pacolli ka thënë se një masë e tillë i mundëson institucioneve të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës.

“Aleanca Kosova e Re e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës ( sikurse ne shumicën e vendeve europiane) për të marre masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës. Një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Republikës së Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës “, ka thënë Pacolli. /Gazeta Sinjali/