image Pacolli thotë se do ta votojë Qeverinë Kurti: Mos e bëni atë që e kemi bërë ne

Kosovë

Seanca/ Pacolli thotë se do ta votojë Qeverinë Kurti: Mos e bëni atë që e kemi bërë ne

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur i gatshëm ta votojë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Pacolli tha se do t’i besojë programit të Qeverisë Kurti dhe do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë dua t’i besojë të resë, dua të besojë në këtë ofertë dhe në çdo fjalë që e thatë… Unë do t’ju votoj juve. Jam dhe do të mbetem pjesë e opozitës”, tha Pacolli.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës e këshilloi Kurtin që të mos e bëj atë që e ka bërë qeveria e deritashme, nëse mendon se është e keqe.

“Mos e bëni atë që e kemi bërë ne, nëse mendoni se kemi bërë keq. Dhe ne nuk do të bëjmë çfarë keni bërë ju. Nuk do ta lëshojmë asnjëherë seancën kur votohen çështje të rëndësishme”, tha Pacolli,

“Puna e mbarë ju qoftë”, shtoi Pacolli në fund të fjalimit të tij, para votimit të qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/