image Pacolli: Taksa të hiqet, Kosova nuk ka shanse të qëndrojë pa SHBA-në

Kosovë

Politikë/ Pacolli: Taksa të hiqet, Kosova nuk ka shanse të qëndrojë pa SHBA-në

news image

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të marr vendim për largimin e plotë të taksës, pasi sipas tij kjo masë e ka arritur qëllimin e saj.

Vonesa për marrjen e këtij vendimi, sipas Pacollit, i bën dobi vetëm Serbisë dhe shkatërron raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, pa të cilën, sipas tij, Kosova nuk mund të qëndrojë.

“Taksa e arriti qëllimin e saj. Taksat e ndërgjegjësuan komunitetin ndërkombëtar për fushatën e ndotur diplomatike dhe propaganduese serbe. Taksa nuk ishte synuar kurrë të mbetet një instrument për të penguar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane nën udhëheqjen e Perëndimit, posaçërisht SH.B.A. Shtetet e Bashkuara vendosën kushtin për heqjen e taksave tregtare në këmbim të përfundimit të tërheqjes së fushatës së njohjes nga Serbia dhe kanë dhene garanci për këtë. Asnjë shtet apo entitet, nuk mund t’ja sigurojë Kosovës këto garancione. Pa mbështetjen diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake të SH.B.A.-së, Kosova nuk ka shanse të qëndrojë vetëm kundër sfidave të jashtme me të cilat përballet”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Gazeta Sinjali/