image Pacolli: S'kam parë ndonjëherë plan për ndarjen e Kosovës

Kosovë

Postim/ Pacolli: S’kam parë ndonjëherë plan për ndarjen e Kosovës

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se sa ka qenë kryediplomat i Kosovës nuk ka parë asnjëherë plan për ndarjen e Kosovës.

Pacolli i ka ftuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Albin Kurti të bëhen bashkë për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Plan per ndarjen e Kosovës? Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë. Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni së bashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!!”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162992460485153?__tn__=-R

Një ditë më parë, profesori amerikan, Edward Joseph në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe kishte thënë se Thaçi-Grenell dhe Vuçiq janë duke synuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Mogherinit, e që përfshinë ndarje të Kosovës.

 Presidenti Hashim Thaçi reagoi duke thënë se është për të ardhur keq kur sheh se me çfarë lehtësie analistët krijojnë plane fiktive ( shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi e ka quajtur si lajm të rremë një deklaratë të tillë e cila nuk i ndihmon procesit.

Edhe Richard Grenell e ka quajtur lajm të rremë idenë se po synon ndarjen e Kosovës. Ka thënë se një temë e tillë asnjëherë s’është diskutuar kur ai ka qenë prezentë në takimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Ky reagim i të dërguarit të Trump për dialogun ka ardhur pasi profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se qëllimi i vërtetë Grenellit,  presidentit Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës.

“Lajm i rremë. Kjo kurrë nuk është diskutuar në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në Twitter

Donald Trump po kërkon një marrëveshje të shpejt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vitin e kaluar kishte kërkuar që marrëveshje të ishte e pranueshme për të dy palët.

Mirëpo, bisedimet ende s’kanë rifilluar pasi Kosova ende vazhdon ta mbajë në fuqi taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Richard Grenell, i Deleguar Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, është përfshirë në një debat me Kryeministrin Albin Kurtin për heqjen e taksës. Grenell po kërcënon me masa ekonomike ndaj Kosovës nëse udhëheqësit kosovarë vazhdojnë të mos përfillin kërkesat amerikane.

Albin Kurti ka premtuar se nga 1 prilli do ta largojë taksën 100 për qind kurse nga 15 marsi vetëm për lëndën e parë.

Në një editorial për një gazetë gjermane, Kurti tha se çdo marrëveshje që arrihet me presion s’do të ketë ndonjë vlerë. /Gazeta Sinjali/