image Pacolli shkon në Hagë, takohet me Thaçin, Veselin dhe Selimin

Politikë

Pacolli shkon në Hagë, takohet me Thaçin, Veselin dhe Selimin

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryekuvendarin, Kadri Veselin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të akuzuar për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli i cili thotë se këtë vizitë e bëri në cilësinë e ish-presidentit, tha se nuk pati kohë të takohej edhe me ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët.

Sipas tij, akuzat të cilat rëndojnë mbi ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur. Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/