Kritika për Qeverinë ka pasur edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke i cilësuar si të papranueshme arsyetimet se fajin e kanë qeveritë e kaluara.
Pacolli tha se Qeverisë i mungojnë ekspertët.
“Qeverisë i mungojnë ekspertët, i mungon ekspertiza në përgjithësi. Po të kishte pasur ekspertë dhe strategë kjo qeveri do të dinte se do të ketë krizë energjetike”, tha Pacolli në Kanal 10.
Po ashtu, ai tha se Qeveria ka mundur që ta angazhojë kohë më parë ekspertin gjerman, e për të cilin nuk dihet se çfarë gjiganti është.
“Më kujtohet mirë paralajmërimi i kryeministrit të Shqipërisë që thotë se ‘në këtë dimër do të ballafaqohemi me krizë energjetike”. Unë besoj se në atë kohë qeveria ka mund të organizojë këtë ekspertin e famshëm, për të cilin flitet, që ne nuk e dimë se çfarë gjiganti është ai, por është përshkruar si një gjigant që ka ardhur një ekspert nga Gjermania dhe se ai është duke bërë mrekulli”, deklaroi Pacolli. /GazetaSinjali/