Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar i nervozuar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku raportohet se mbajtja e mbledhjes së dy qeverive shqiptare, mund të anulohet, raporton Gazeta Sinjali.
Ai në reagimin e tij tha se mosmbajtja e kësaj mbledhje e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë “është një humbje e madhe e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani”.
Madje, ai i nervozuar pyeti edhe se çfarë është duke ndodhur.
”Mosmbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive (Kosovë-Shqipëri), siç u bë në dekadën e fundit dhe që ishte planifikuar për nesër në Gjakovë, është një humbje e madhe e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani.. çfarë po ndodh?”.