image Pacolli propozon krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë për bisedimet me Serbinë

Politikë

Pacolli propozon krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë për bisedimet me Serbinë

news image

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ideja e tij për një Qeveri me bazë të gjerë është keqkuptuar pjesërisht, dhe madje edhe është keqpërdorur, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se argumenti i tij lidhet me përgatitjet e Serbisë për ta vendosur Kosovën në arenën ndërkombëtare në një situatë të palakmueshme diplomatike.

“Serbia pretendon se do të ofrojë një zgjidhje të guximshme, të përhershme dhe paqësore për çështjen e Kosovës. Për këtë arsye, ajo po përgatit një platformë e cila do të dialogohet e debatohet në shoqërinë dhe institucionet serbe, si sqaroi para do kohësh Presidenti serb Vuçiq në një shkrim autorial të tij në Blic”, ka shkruar ai.

Më tej, Pacolli propozon 5 hapa se si duhet të reagojë Kosova që të mos e humbë mbështetjen ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163798483835153?__tn__=K-R