Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk po ndihet i sigurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli shkroi se tani e ka marrë vesh se ka një leje për aterim në Prishtinë.
“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”. Gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.
Pak minuta më pas, ai ka shkruar sërish, duke thënë se po ndjehet i pasigurt në Kosovë.
“Po e shof nga mediat se tani eshte leshuar nje leje për aterim. Nuk di cka u dashte gjithë ky inscenim e “ kercnim” edhe i ministrive relevante të Kosovës. Leja e aterimit ëdhtë e drejtë nderkombetare e seicilit. Unë në këto kushte nuk po ndihëm i sigurt në Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli nuk po mund të pajtohet se do t’i duhet të qëndrojë në karantinën e Qendrës së Studentëve nëse vjen në Prishtinë.
Pasi u demantua për pretendimet se nuk po i lejohet të aterojë në Prishtinë, Pacolli e ka shpërfaqur arsyen e vërtetë të indinjatës së tij. Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria Kurti i ka lejuar mjekët serbë të hyjnë në Kosovë pa shkuar në karantinë.
“Qeveria e #Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në #Kosovë pa shkuar në kararantinë. A zbatohen rregullat e @albinkurti për të gjithë apo jo. Qeveria është një turp për vendin me lojërat e saj politike të luajtura kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ata”, ka shkruar Pacolli.
Më herët, Pacolli nga Zvcra ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk po e lejon që të aterojë në Prishtinë, ndërkaq ky pretendim u demantua pas pak minuta.
Ministria e Shëndetësisë reagoi pas deklaratave të Pacollit duke u shprehur se të gjithë do të trajtohen njësoj dhe nëse Pacolli vjen në Kosovë, ai do të qëndrojë për 14 ditë në karantinën e Qendrës së Studentëve.
Pas deklaratave të Pacollit reagoi edhe shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës.
“Leje për aterim ka. Por, vullnet për trajtim të veçantë jo”, shkroi Kreshnik Ahmeti. /Gazeta Sinjali/