image Pacolli ngushëllon familjen e dy vëllezërve nga Deçani që humbën jetën në Gjermani

Kosovë

Pacolli ngushëllon familjen e dy vëllezërve nga Deçani që humbën jetën në Gjermani

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e dy vëllezërve nga Deçani, të cilët aksidentalisht vdiqën në Gjermani.

Në shkrimin e tij, Pacolli ka thënë se ndodhi ajo që nuk guxon të ndodhë.

“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, përfundon Pacolli. /Gazeta Sinjali/