image Pacolli: Jo vetëm Ukraina, por e gjithë Evropa është e rrezikuar nga përshkallëzimi

Politikë

Pacolli: Jo vetëm Ukraina, por e gjithë Evropa është e rrezikuar nga përshkallëzimi

news image

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për situatën në Ukrainë, duke thënë se jo vetëm Ukraina, por e gjithë Evropa është e rrezikuar nga përshkallëzimi.

“Në Evropë duhet të mbizotërojë rendi i bazuar në rregulla dhe jo ligjet e forcës. Jo vetëm Ukraina, por e gjithë Evropa është e rrezikuar nga ky përshkallëzim. Bëhet fjalë për mënyrën e jetesës dhe një Evropë të plotë dhe të lirë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Shtetet e Bashkuara dhe ato të Perëndimit kanë paralajmëruar se Rusia shumë shpejt mund të pushtojë Ukrainën, ndërkohë që u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga ky vend.

/GazetaSinjali/