image Pacolli i zhgënjyer me rezultatin e LDK-së: Në politikë sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen

Pacolli i zhgënjyer me rezultatin e LDK-së: Në politikë sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen

news image

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke thënë se është zhgënjyes fakti që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë vetëm 13,08 për qind të votave.

Pacolli thotë se është mëkat të penalizohet një parti shtet-formuese, pa asnjë skandal, shkruan Gazeta Sinjali.

Ku qëndron faji nuk e di, por është mëkat që një parti shtet-formuese me njerëz të mirë, të urtë dhe të dijshëm, pa asnjë skandal të penalizohet në këtë mënyrë – është e pakuptueshme”.

Sipas Pacollit, në politikë, sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen.

“Nuk e kemi pritur këtë rezultat dhe është pak a shumë zhgënjyes. Një thënie e popullit thotë se kur thyhet qerrja, gjen rrugë sa të duash…Në politikë sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen”, tha ai në KlanKosova./Gazeta Sinjali/