image Pacolli letër Ramës: Shqipëria të kërkojë në Këshillin e Evropës hetimin e krimeve serbe në Kosovë

Politikë

Pacolli letër Ramës: Shqipëria të kërkojë në Këshillin e Evropës hetimin e krimeve serbe në Kosovë

news image

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin e Dick Martyt në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova e Shqipëria së bashku duhet të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në”, ka shkruar ai.

Sipas Pacollit, aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, dhe sipas tij, ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën. /Gazeta Sinjali/