Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se është koha që ish-senatori zviceran Dick Marty, të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka ish-presidenti Hashim Thaçi, gjendet sot në Hagë.
Reagimi i Pacollit erdhi pasi Marty deklaroi se është kërcënuar nga inteligjenca serbe.
“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook.