image Pacolli: E ardhmja e Kosovës është brezi i ri

Politikë

Pacolli: E ardhmja e Kosovës është brezi i ri

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli u shpreh se zgjedhja e tij në këtë pozitë do të thotë se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri.

“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri”, shkroi Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/