Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, duke thënë se ai e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendi po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.
“Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/