image Pack: Kandidimi i një gruaje për kryeministre e ndryshon imazhin e Kosovës

Politikë

Deklaratë/ Pack: Kandidimi i një gruaje për kryeministre e ndryshon imazhin e Kosovës

news image

Kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, ka marrë pjesë në takimin që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur me strukturat e Forumit të Gruas të kësaj partie.

Ajo është shprehur shumë e lumtur për kandidimin e një gruaje për postin e kryeministrit në Kosovë.

“Është një moment i veçantë pasi ju e keni propozuar një kandidate grua për kryeministre dhe mendoj se kjo është diçka jashtëzakonisht e mirë”.

“Nuk erdha këtu për shkak të zgjedhjeve, por pasi e kuptuan se do të jem këtu më kërkuan nëse mund të jem pjesëmarrëse në këtë takim. Është shumë mirë po ashtu që kaq shumë gra jeni këtu këtë pasdite që të dëshmojmë se ne së bashku mundemi”.

Ajo ka thënë se kandidimi i një gruaje për kryeministre e ndryshon edhe imazhin e Kosovës.

“Kjo e jep një pikëpamje krejt tjetër për Kosovën dhe gjithashtu do të ju ndihmojë në negociatat me fqinjët dhe kjo vërtetë ju duhet”, është shprehur Pack.