image Pacientja luan me violinë gjatë operacionit ku iu hoq tumori në tru

Shëndetësi

Shëndetësi/ Pacientja luan me violinë gjatë operacionit ku iu hoq tumori në tru

news image

Dagmar Turner është një violiniste e cila vuante nga tumori në tru.

Ajo luajti me instumentin e saj edhe ditën e operacionit në spitalin King’s College Hospital në Londër.

Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante me instrumentin e saj për të siguruar që aftësitë muzikore të saj të mos dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit.

Tumori, në lobin e saj frontal të djathtë, ishte me rrezik afër zonave të trurit të saj që ishin përgjegjës për koordinimin e lëvizjeve delikate në dorën e saj të majtë. Këto rajone janë vendimtare për të luajtur violinë, dhe në disa pika, distanca e tyre nga tumori ishte shumë e ngushtë, shkruan CNN.

“Violina është pasioni im. Kam filluar të luaj që kur kam qenë 10 vjeç,” tha Turner. Kjo ide fantastike erdhi nga Dr. Keyoumars Ashkan, një neurokirurg.

“Ne kryejmë rreth 400 reseksione (heqje të tumorit) çdo vit, i cili shpesh përfshin pacientë që nxitojnë të kryejnë teste gjuhësore, por kjo ishte hera e parë që unë kam pasur një pacient që do luante me instrument në salën e operacionit”, tha ai.

Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë studioi trurin e Turner për dy orë për të kuptuar se cilat zona ishin aktive kur ajo luante violinë.

Mjekët arritën të heqin me sukses mbi 90% të tumorit. Ajo shkoi në shtëpi me burrin dhe djalin e saj tre ditë pas operacionit. /Gazeta Sinjali/