Në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” ekziston një ‘paciente’ e rregullt, e cila edhe e inspekton këtë institucion shëndetësor. Bëhet fjalë për një mace, e cila disa herë është parë në këtë spital, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar video, ku shihet një mace që shëtitet në ambientet e brendshme të këtij spitali.
Sinjalizuesi thotë se videoja është realizuar në repartin e Pulmologjisë, sot rreth orës 15:00.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që macet kanë ‘inspektuar’ spitalin e Gjakovës.