Gjatë ditës së djeshme në llogari sociale ka qarkulluar një video ku në Spitalin Klinik të Tetovës është parë një person i cili teksa ka hyrë në korridorin e spitalit, kishte me vete një sëpatë në dorë.
Ky gjest ka shqetësuar personelin e spitalit duke bërë ata që të largohen nga ky person.
Ndërsa sipas qytetarëve roja i spitalit nuk ka reaguar për ta larguar këtë person. Nuk dihet qëllimi i tij mirëpo, një gjest i tillë është i pa tolerueshëm