Dje në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore sepse ka kanosur dhe tentuar ta sulmojë fizikisht një infermiere, përderisa ajo po kryente punën e saj.
I dyshuari këtë veprim kishte tentuar ta bëntë në shenjë pakënaqësie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër–infermiere. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia./ Gazeta Sinjali/