image Pacienti ndezë cigaren në dhomën e të sëmurëve

Kosovë

Pacienti ndezë cigaren në dhomën e të sëmurëve

news image

Edhe pse në ambientet brenda QKUK-së është rreptësisht e ndaluar pirja e duhanit, kjo nuk po i ndalon pacientët që atë ta konsumojnë brenda sallave ku po qëndrojnë të shtrirë për kurim.

Në këtë video shihet një pacient i QKUK-së (nuk dihet se në cilin repart), duke pirë cigare brenda dhomës ku ishte i shtrirë.

I njëjti shihet me fasha në duar, si dhe duke pirë cigare anash shtratit të tij.

Në të njëjtën dhomë, siç dëgjohet edhe nga video ka edhe persona të tjerë, të shtrirë.

“Çka sheh njeri në spital”, dëgjohet duke thënë një person.