image Pacienti me koronavirus i shtruar në Spital: Nuk e kam besuar, por tash e besoj se më ka zënë mua

Shëndetësi

Pacienti me koronavirus i shtruar në Spital: Nuk e kam besuar, por tash e besoj se më ka zënë mua

news image

Një nga shtatë pacientët e infektuar me koronavirus, i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë për trajtim, ka thënë se ai nuk ka besuar në virusin, por pasi është infektuar vet, ka filluar ta besojë.

Ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar COVID-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë.

Pacienti i cili ka probleme me frymëmarrje është punëtor i KEK-ut.

“Nga e shtuna jam kështu, tash jam më mirë. Me frymëmarrje kam problem që dy-tre ditë”, është shprehur ai për Klan Kosovën.

“Armik i fshehtë ishte, nuk kam besuar as unë, por tash besoj se më ka zënë mua, unë jam punëtor i KEK-ut”./ Gazeta Sinjali/