image Pacienti i cili dyshohet se është prekur nga lija e majmunëve është një 69-vjeçar nga Dragashi

Shëndetësi

Pacienti i cili dyshohet se është prekur nga lija e majmunëve është një 69-vjeçar nga Dragashi

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot, se është regjistruar një rast i dyshimtë, me infektim të lisë së majmunëve, gjatë ditës së djeshme.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me linë e majmunëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij njoftimi të publikuar nga MSh-ja, pacienti është një burrë 69 vjeçar, nga komuna e Dragashit.

Sipas ministrisë, pacientit i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Holandë, në mënyrë që të vërtetohet.

Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/GazetaSinjali/